Argjentina kualifikohet në turin tjetër, mund mysafirët dhe “falënderon” Kolumbinë

Argjentina ka sot mundësinë e fundit për të evituar një turp të mundshëm në Kupën e Amerikës, duke qenë se bardhekaltërit do të luajnë ndaj Katarit. Të besuarit e Skalonit, ende nuk e kanë shijuar fitoren në Kupën e Amerikës, ku në dy ndeshjet e para kanë arritur të marrin vetëm një pikë, ndërkohë që i duhet edhe një fitore.

Me një fitore të mundshme, Argjentina ka mundësi të renditet si e treta më e mirë duke siguruar kështu një biletë për në turin tjetër, por njëkohësisht duke parë edhe golaverazhin. Sakaq, argjentinasit shpresojnë që Kolumbia të arrijë një fitore ndaj Paraguait për të kaluar si të dytët nga faza në grupe.

Sa i përket formacioneve, Skaloni ka hedhur një ekip sulmues në fushë me Agueron, Mesin dhe Lautaro Martinezin që kanë si detyrë të udhëheqin skuadrën drejt triumfit. Në stol ndërkohë, është lënë ylli i Juventusit, Paolo Dibala dhe Angelo Di Maria. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Katar-Argjentinë 0-2
Shënues: 4’Lautaro, 82’Aguero

Kolumbi-Paraguai 1-0
Shënues: 31’Kuelar

Katar: Al Sheb, Salman, Kouki, Al Raui, Budiaf, Hatim, Al Hajri, Al Haidos, Korreia, Afif, Almoez.
Trajner. Feliks Sançez.

Argjentina: Armani, Saravia, Fouth, Otamendi, Taliafiko, De Paul, Paredes, Lo Çelso, Mesi, Lautaro, Aguero.
Trajner. Lionel Skaloni