Apolonia vendos për trajnerin e ri, në Fier rikthehet në drejtim Artan Mërgjyshi

Apolonia ka vendosur për trajnerin e ri të skuadrës, i cili do të pasojë në këtë detyrë të larguarin Gentian Stojku. Do të jetë Artan Mërgjyshi, që nga sezoni i ardhshëm do të marrë drejtimin e fierakëve, ndërsa do të ketë objektivin për të rikthyer skuadrën në Kategorinë Superiore.

Për Mërgjyshin kjo është hera e dytë që drejton Apoloninë, teksa më parë ka qenë në timonin e skuadrës në sezonin 2005-2006. Mërgjyshi është një trajner me shumë eksperiencë teksa ka drejtuar në elitën e futbollit shqiptar emra si Dinamo, Besa, ndërsa aventura e fundit ishte në stolin e Laçit.

Ndërkohë, tekniku Mërgjyshi ka firmosur një kontratë një vjeçare me klubin fierak, ndërsa tashmë do të nisë nga puna për të ideuar skuadrën e cila do të tentojë me çdo kusht rikthimin në Superiore.

/Egi Çabeli-VipSport.al/