Apolonia plotëson stafin dhe nis merkaton për Superioren

Pasi kanë gjetur dhe zyrtarizuar trajnerin e ri pak ditë më parë, në Fier kanë plotësuar edhe stafin teknik. Trajneri i ri i Apolonisë, Artan Mërgjyshi, pritet të ketë asistent të parë Maringlen Kulen, ish-trajner te ekipi i parë, U-19 apo dhe femrat si dhe asistent në skuadrën e të rriturve. Por, Kule, për disa sezone ka qenë edhe pjesë e stafit të Bylisit në Superiore dhe në Kategorinë e Parë.

Erion Meta, me eksperiencë nga akademitë e “vendlindjes” së futbollit botëror, Anglisë, ai që do të jetë pjesë e stafit të Mërgjyshit tek Apolonia. Objektivi për dyfishimin e ekipeve të moshave në akademinë fierake, e obligon maksimalisht trajnerin aktual të portierëve, Eduard Miço, ai që deri dje ka mbajtur të dyja funksionet: trajner i portierëve të ekipit të parë dhe i grup-moshave të akademisë.

Tashmë, te Apolonia do të jetë radha e merkatos. Pak ditë më parë ka pasur edhe largime lojtarësh, të atyre që nuk bën pjesë në planet e klubit për sezonin e ardhshëm, ndërsa po synohen futbollistë që kanë luajtur në Superiore apo dhe në Kategorinë e Parë me ekipe të njohura.

Në Fier kanë nisur që t’i bëjnë llogaritë ndryshe dhe me ardhjen e Artan Mërgjyshit në stol, synimi është rikthimi në elitë në fund të sezonit tjetër.

E.S./Vipsport.al/