Apolonia hidhet në sulm, ja emrat që synon në merkato

Apolonia pasi prezantoi Artan Mërgjyshin në stol duke plotësuar edhe stafin, tashmë ka nisur që të bëjë edhe kontakte me lojtarë të njohur, të cilët më parë kanë qenë pjesë e skuadrave të elitës apo dhe të Kategorisë së Parë.

Po qarkullojnë disa emra, ndonëse jo të konfirmuar. Mund të ketë rikthime si mbrojtësi Valdo Zeqaj apo Lejdi Liçaj, por nuk mungojnë as të tjerë lojtarë me emër dhe që kanë një përvojë të konsiderueshme.

Genaldo Sharavolli i Tomorit, Xhuljano Mirani i Egnatias dhe Alket Çelhaka i Besës janë pjesë e listës së dëshirave. Po kështu mësohet se në planet e drejtuesve janë edhe nje mbrojtës nga Nigeria dhe një shkatërrues kroat.

Për sulmin, në Fier janë duke u lakuar dy mera të njohur dhe bëhet fjalë për Fajton Sefën si dhe Albi Çekiçin që kanë eksperiencë në Kategorinë e Parë dhe në Superiore dhe trajneri Artan Mërgjyshi i di mirë cilësitë e lojtarëve në fjalë.

/Vipsport.al/