Ankand për sulmuesin e Luftëtarit, ja me kë klube po bisedon në kryeqytet golashënuesi!

Ismail Dunga, edhe pse “shpërtheu” në pjesën e dytë të sezonit duket se ka rënë në syrin e skuadrave të njohura të Superiores. Dunga që ka shënuar 8 gola, në kampionat por edhe në Kupën e Shqipërisë ka nisur bisedimet dhe është në “orbitën” e merkatos së disa klubeve madje dhe atyre që pretendojnë.

Kukësi e Tiranë janë dy ekipet që e kanë pëlqyer sulmuesin nga Kenia që ka eksperiencë edhe në Greqi, ndërsa së fundmi është future në garë edhe Teuta e Durrësit. Këto 2-3 ditë pritet që të jenë vendimtare dhe sulmuesi të firmosë në skuadrën që pritet t’i bëjë ofertën më të mirë.

Ismail Dunga u bë pjesë e Luftëtarit në shtatorin e shkuar, ndërsa ka luajtur me bluzinjtë në Superiore 1426 minuta, pra nga lojtarët më shumë të aktivizuar, ndonëse në pjesën e parë të garës nuk ka qenë preferencë e trajnerëve edhe për shkak se në maj të sulmit luante Vasil Shkurtaj.

E.S./Vipsport.al/