Anglia në pod, “Tre luanëve” u buzëqesh fati nga pika e bardhë e penalltive (Video)

Zvicra dhe Anglia kanë luajtur 120 minuta dhe më pas ekipi i vendit të tretë në Ligën e Kombeve është vendosur nga penalltitë. Pesë gjuajtjet e para u kthyen në gol nga të dyja skuadrat. Për Zvicrën shënuan Zuber, Xhaka, Akanxhi, Mbabu dhe Sharr. Për Anglinë shënuan Meguajër, Barkli, Sanço, Sterling dhe Pikford.Drmiç gaboi te penalltia e 6-të për Zvicrën, kurse për Anglinë realizoi Dajër. Vendi i tretë i takon Anglisë.

Ishte një ndeshje pa shumë emocione. Anglia realizoi afër fundit të ndeshjes me Uillson, i cili sapo ishte futur në lojë, por goli u konsiderua i parregullt, pas konsultimit me VAR-in. Xherdan Shaqiri la fushën e lojës në pjesën e dytë për shkak të një dëmtimi.

Në gjysmëfinalen e luajtur pak ditë më parë, Zvicra u eliminua nga Portugalia ndërkohë që Anglinë e “tradhtoi” mbrojtja në ndeshjen ndaj Holandës, duke u mundur me rezultatin 3-1, megjithatë sot kanë mundësinë të lënë pas atë moment negativ të dyja ekipet.

 

 

Zvicër-Angli 0-0 (5-6 pa penalltive)

Formacionet:

Zvicra: Somer, Elvedi, Akanzhi, Shar, Rodrigez (Drmiç), Froiler, Xhaka, Mbabu, Fernandes (Zakaria 61′), Shaqiri (Zuber 65′), Seferoviç (Okafor). Trajner. Vladimir Petkoviç.

Anglia: Pikford, Aleksandër-Arnold, Gomez, Meguaiër, Rouz (Uollker 70′), Daiër, Delf (Barkli), Ali, Lingard (Sanço), Kejn (Uillson 75′), Sterling. Trajner. Gareth Southgeit.