Andi Lila: Ndërpres kontratën me Janinën, Shqipëria duhet ta zgjidhë në 20 minuta

Mbrojtësi Andi Lila ka folur për “Supersport” pak minuta para ndeshjes ku u shpreh se Shqipëria duhet të shënojë në 20 minutat e para për të pasur gjithçka më të lehtë. Ai u shpreh se ditët në vijim do të ndërpresë kontratën me Janinën.

Ndaj Islandës u zgjidh nga një episod por nga statistikat barazimi do të ishte i drejtë. 3-5-2 është ofensive dhe nëse bëhet me përpikëri do të jetë shumë efektive. Shpresoj që kjo ndeshje të zgjidhet 20 minutat e para dhe më pas do të jetë më e lehtë. Kur flasim për trajnerin Edi Reja del Alban bushi mbrapa dhe kjo është si skenar dhe jo rastësi.

Sezoni që vjen? Kam edhe një kontratë por mendoj se do ta ndërpres. Ende nuk e di. Duhet të riaftësohem njëherë dhe do të shoh. Faktikisht nuk e di se ku do të luaj”, tha Lila. /VipSport.al/