Analizë dhe projekte, kapiteni i Bylisit tregon synimet e Superiores

Në prag të startit të përgatitjeve për sezonin e ri, Valentino Murataj, tashmë me më shumë eksperiencë tregon ecurinë e skuadrës mallakastriote dhe sezonin e gjatë dhe të vështirë, si dhe të ardhmen, ku synon që të lërë gjurmë në Superiore ai dhe skuadra.

Analiza

“Bylisi e filloi sezonin e ri me shumë ndryshime në si në staf ashtu edhe në përbërjen e lojtarëve. U afruan 10 lojtarë të rinj në ekip dhe fillimi ishte i vështirë pasi çdo futbollist kërkon kohën e nevojshme për t’u ambientuar. Në ndeshjet e para nuk kemi qenë aty ku duhet të ishim, por këto janë normale sepse harmonizimi i skuadrës natyrisht që kërkon kohën e vet”.

E ardhmja

“Natyrisht që meritë ka edhe presidenca dhe stafi, trajneri mjaft profesionist që diti të bëj grup ajo që është më kryesore. Koha e tregoi se jemi një grup shumë cilësor dhe më në fund rezultatet kanë ardhur. Fundi i “bën llogaritë” më mirë dhe në fund treguam se kush jemi ne dhe Bylisi, në Superiore si kampion duke mposhtur një emër të madh si Vllaznia. Superiorja dihet që është më e vështirë, por Bylisi nuk e ka për herë të parë që luan në elitë. Kampionati me 10 skuadra është i vështirë, por ne besoj se do të japim më të mirën për të lënë gjurmë edhe në elitë”, – e mbylli prononcimin kapiteni i Bylisit, Valentino Murataj.

E.S./Vipsport.al/