Alvesh e refuzoi kontratën e PSG, braziliani pret një telefonatë nga Premier League

Dani Alvesh njoftoi para pak ditëve se mbylli përfundimisht aventurën me PSG. Braziliani ishte pjesë e parisienëve prej dy viteve, teksa tashmë në moshën 36-vjeçare është vënë në ndjekje të një tjetër eksperiencë. Ndërkaq, mësohet se pikërisht për të provuar një aventurë të re, Alvesh refuzoi zgjatjen e kontratës të cilën PSG ia kishte propozuar.

Një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë, pasi ka provuar kampionatin spanjoll, italian dhe së fundmi francez, kërkon të transferohet në Premier Leagua. Alvesh e tërheq Anglia, ndërsa në ishull trajnon edhe një nga teknikët me të cilin mbrojtësi ka dhënë më të mirën. Bëhet fjalë për Pep Guardiolën.

Alvesh ka shkëlqyer me spanjollin te Barcelona, teksa edhe para se të transferohej në Francë, ekzistonte një mundësi për t’u bashkuar te Siti. Tashmë, pas dy viteve nuk dihet nëse qytetarët do të kërkojnë shërbimet e Alvesh. Megjithatë, braziliani do të shqyrtojë çdo ofertë nga Premier League, pasi para se të pensionohet kërkon të provojë emocionet e futbollit anglez.

/Egi Çabeli-VipSport.al/