Alijev “spiunon” në Azerbajxhan: Partizani ka shumë tifozë, është skuadra e parë e Tiranës

Në vitet e fundit, Kukësi ka qenë jo pak aktive në merkaton e verës duke afruar futbollistë të shumtë. Një ndër to, ka qenë edhe Rauf Alijev i cili në të kaluarën ka luajtur me fanellën e Azerbajxhanit megjithatë te Kukësi nuk arriti të ambientohej dhe të tregonte vlerat e tij.

Në një intervistë të dhënë për “azerisport”, Alijev është ndalur te ndeshja që Karabaku ka ndaj Partizanit në turin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve. Ai është shprehur se duke pasur shumë kohë larg Shqipërisë, nuk e di kondicionin në të cilin ndodhet Partizani tani, por tregon se ka një tifozeri të madhe dhe se është ekipi i parë i kryeqytetit.

“Nuk luaj në Shqipëri prej kohësh dhe nuk e di se në çfarë kondicioni është Partizani. Kanë një numër të madh tifozësh dhje janë skuadra e parë në Tiranë. Shpresoj që të kenë fat Karabaku dhe të gjitha skuadrat e tjera”, tha mes të tjerash Alijev. /Erjon Allaraj-VipSport.al/