Akuzat për përdhunim, Nejmar lë spitalin në Brazil dhe përfundon në polici

Nejmar po kalon një moment të vështirë duke qenë se pësoi një dëmtim që e detyron të mos luajë në Kupën e Amerikës. Sikur të mos mjaftonte kjo, ylli brazilian po përballet edhe me akuzat e një modeleje që pretendon se është përdhunuar nga Nejmar. Në ndeshjen me Katarin, Nejmar pësoi një dëmtim në kaviljen dhe u detyrua të shkojë drejt spitalit për ekzaminime.

Nejmar ka lënë spitalin dhe menjëherë është nisur në drejtim të policisë aty ku edhe ka dhënë një deklaratë në lidhje me atë çka kishte ndodhur. Avokatja e Nejmarit ka folur pas seancës dëgjimore duke qenë e bindur se klienti i saj do të fitojë pafajësinë në lidhje me akuzat e ngritura karshi tij.

“Nejmar sapo ka dhënë një dëshmi dhe shpresojmë sa më shpejtë të qartësohet gjithçka. Jemi shumë të bindur në pafajësinë e klientit tonë dhe megjithëse seanca ishte e plotë, duhet edhe pak kohë deri sa të verifikohet gjithçka”, tha shkurtimisht Maira Fernandes. Sakaq, në dalje të policisë Nejmar ka falënderuar të gjithë mbështetësit që po i qëndrojnë pranë në këtë moment të vështirë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/