Ajaks nuk e lëshon ‘arkitektin’ e skuadrës, holandezët rinovojnë me trajnerin Ten Hag

Nëse në sezonin e kaluar ishte një skuadër e cila i bëri të gjithë nga pak tifozë, ajo ishte Ajaksi. Holandezët aplikuan një futboll për t’u marrë shembull teksa arritën edhe në gjysmëfinale të Champions League, duke eliminuar skuadra si Reali i Madridit dhe Juventusi.

Megjithatë, në fund arritën të fitonin kampionatin dhe Kupën e Holandës, si trofe shpagimi për sezonin fantastik. Ndërkaq, përveç talenteve në përbërje në stolin e Ajaksit ishte dhe trajneri Erik Ten Hag, i cili ka një pjesë të madhe të meritës për sukseset e skuadrës.

‘Arkitekti’ i ekipit, tashmë është shpërblyer teksa klubi i ka rinovuar kontratën deri më 30 qershor të vitit 2022. Në këtë mënyrë, trajneri dhe klubi konfirmojnë besimin reciprok, teksa pas Ligës së Kampionëve kishte disa skuadra që pretendonin shërbimet e Ten Hag. Megjithatë, tekniku holandez do të vazhdojë të jetë në krye të Ajaksi, në kërkim të tjerë talenteve.

/Egi Çabeli-VipSport.al/