Agjenti i Bufon sqaron zërat për kalimin te Lacio: Ata kanë një portier të fortë si Strakosha

Ditët e fundit është përfolur shumë mbi një transferim të Bufon drejt Lacios. Portieri 41-vjeçar mbylli aventurën me PSG dhe pavarësisht moshës duket se do të vazhdojë edhe për një tjetër sezon karrierën si protagonist në fushë. Gardiani është i lirë për të zgjedhur, ndërsa për shkak të marrëdhënieve të mira me klubin e Lacios, teksa është i dëshiruar edhe nga tifozët kryeqytetas, Bufon ishte lidhur me një kalim të lacialët.

Mirëpo, për të sqaruar përfundimisht zërat ka menduar agjenti Bufon, Silvano Martina, i cili shprehet se nuk ka pasur asnjë kontakt me Lacion aq më tepër kur këta të fundit kanë një portier si Tomas Strakosha. “ Bufon duhet të marrë një vendim, por i kam thënë ta marrë me qetësi. Është 41-vjeç dhe mund të vazhdojë apo t’i japë fund, por ka kërkesa. Lacio nuk na ka kontaktuar kurrë.

Deri para një viti, Bufon luante me Juventusin dhe nuk qenë ndonjëherë në merkato, por pastaj doli mundësia e PSG. Por, Lacio ka një portier të ri dhe shumë të fortë dhe nuk ka pse të vendosë në lojë rritjen e Strakoshës”, tha agjenti i Bufon.

/Egi Çabeli-VipSport.al/

more recommended stories