Afrimi i bujshëm i Realit: Nuk mund të krahasohem me Mesin, ai shënon në çdo ndeshje

Transferimi më i bujshëm deri në këtë moment të merkatos për Realin e Madridit, Eden Hazard është shprehur i qartë teksa sipas mendimit të tij nuk mund të krahasohet me Lionel Mesin. Sulmuesi ndër të tjera, gjatë një interviste nga grumbullimi më Kombëtaren belge, shtoi se argjentinasi ia del të shënojë në çdo ndeshje.

“ Është e pamundur të krahasohem me Mesin. Është e vërtetë që kemi disa të përbashkëta, pasi jemi të dy të shkurtër, të dy jemi të shpejtë. Por, ai shënon në çdo ndeshje, unë jo. Nuk mund të krahasohemi me të pakrahasueshmen”, tha Hazard.

Në fakt, edhe pse Eden Hazard tashmë do të veshë fanellën e ‘Los Blancos’ dhe do të jetë një kundërshtar direkt i Mesit në garën për triumfin në La Liga. Megjithatë, pavarësisht firmës me Realin, Hazard nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë për lojtarin e Barcelonës.

/Egi Çabeli-VipSport.al/