Abrashi: Japim gjithçka për Shqipërinë dhe tifozët, detyra ime është të fitoj duelet

Pas ndeshjes, mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Amir Abrashi u shpreh pas Islandës ekipi reagoi dhe se në fushë japin gjithçka për Shqipërinë dhe për tifozët, ndërkohë Abrashi ndër të tjera theksoi se pavarësisht pozicionit më të avancuar në fushë, detyra e tij mbetet ajo e të fituarit duele.

Ndryshimi në skuadër

“Skuadra pas ndeshjes me Turqinë dhe Andorrën ka qenë me trajner të ri dhe me skema të reja. Kemi bërë çka dashur Reja nga ne. E kemi pas ditur se do të ishte e vështirë, por kemi ndenjur të qetë, deri sa më pas hyri Cikalleshi dhe shënoi golin.

Ekipi duhet të bashkohet edhe më shumë të bëhet ekipi i fortë. E kemi treguar edhe pas Islandës se nuk e lemë kokën ulur, por japim gjithçka për Shqipërinë, për tifozët për veten tonë, për të pasur sërish shanse”.

Rastet e humbura

“Reja tha se në këto pozicion duhet të kisha ndenjur më sipër, një numër 8 në fushë, akoma se kam shënuar golin dhe duhet të vazhdoj por mirë që vinë rastet, prapë kam detyrën për të fituar duelet dhe për të ndihmuar ekipin”.

Skema e re?“Shumë mirë, e kuptoj çdo ditë edhe më mirë. Nuk kemi pasur kohë, por me Islandën kemi disa gjëra mirë, sot me fitore por nuk duhet të vazhdojmë edhe më fortë, por jemi në rrugë të mirë dhe shpresojmë sa më shumë pikë, edhe me i pas shanset deri në fund”.

Besimi për kualifikimin ?“Realisht duhet të kemi besimin, e kemi ekipin. Çdo lojtar duhet të mbajë formën më të mirë. Çdo ndeshje do të jetë si një finale e vogël”, tha Abrashi.