Abrashi: Çdo ndeshje e kemi finale të vogël, duhej një tjetër gol për qetësi

Pas ndeshjes ndaj Moldavisë, mesfushori Amir Abrashi u shpreh për “Supersport” se ndeshjet e mira pa rezultat nuk kanë asnjë vlerë dhe se duhet të shënohej një tjetër gol pas 1-0 për të siguruar edhe fitoren më herët.

“E dinim që nuk do të jetë e lehtë dhe duhej të shënonim prapë për qetësi por në të dytën ishte goli me Cikalleshin dhe jam i gëzuar për të dhe për ekipin.

Rikthim i besimit? Me Islandën nuk luajtëm keq por pa pikë është kot. Çdo ndeshje do të jetë finale e vogël për ne dhe do të hyjmë gjithmonë për fitore. Dua të rri poshtë dhe të fitoj duelet”, tha Abrashi. /VipSport.al/

more recommended stories