Igli Tare gati për goditjen e radhës, një talent meksikan për Lacion

Lacio ka nevojë për përforcime dhe Igli Tare po sheh të gjitha mundësitë për të gjetur ata futbollistë, të cilët do t’i bënin punë skuadrës për sezonin e ri. Pas rinovimit të kontratës me presidentin Lotito, Tare është edhe më i qetë në punën e tij.

Ai po ndjek me shumë vëmendje Diego Lainez, meksikanin e Betisit, i cili në vendin e tij krahasohet me Lozanon e PSV-së. “Il Messaggero” bën me dije se klubi nga Sevilja e ka marrë nga Klub America, duke paguar 14 milionë të ndarë në tre këste.

Lacio është gati të paguajë dy milionë euro më shumë te Betisi, nga ku mori sezonin e kaluar Riza Durmishin, që nuk rezultoi ashtu siç e prisnin te klubi bardhekaltër. Mesfushori-sulmues Diego Lainez është një talent dhe Tare nuk dëshiron që t’i shpëtojë nga duyart ky rast. / Vipsport.al