Zyrtarizoi largimin nga Atletiko, Griezman i është premtuar Barcelonës por ‘joshet’ nga PSG

Antuan Griezman surprizoi mbrëmjen e djeshme teksa njoftoi zyrtarisht nëpërmjet një video se në fund të këtij sezoni do të mbyllte aventurën me Atletiko Madrid. Për francezin ka qenë gjithnjë i interesuar klubi i Barcelonës dhe u mendua se sulmuesi së shpejti do të shndërrohej në futbollistin më të ri të katalanasve për të formuar një sulm të frikshëm sëbashku me Mesin dhe Kutinjo e Dembele.

Blaugranët janë të gatshëm të paguajnë klauzolën prej 120 milionë eurove të vendosura nga madrilenët për të përforcuar ekipin. Por, klauzola nuk vlen vetëm për Barçën dhe në këtë mënyrë në lojë ka hyrë PSG. Presidenti Al Kelaifi nuk do ta kishte problem të shpenzonte një shumë të tillë për një sulmues si Griezman, aq më tepër për faktin se në sezonin tjetër do të largohet Kavani.

Ndërkohë, edhe pse Griezman duket se i është premtuar Barcelonës sërish një rrogë faraonike nga parisienët mund të përmbyste parashikimet. Ndërkaq, 28-vjeçari është një idhull në Francë dhe kjo mund të jetë një shtysë për sulmuesin të luajë në vendlindje.

/EgiCabeli-VipSport.al/