Zyrtare/ Tjetër lëvizje legjionarësh, mbrojtësi i Kombëtares largohet nga ekipi francez

Merkatoja e verës ende nuk ka nisur zyrtarisht megjithatë futbollistët e Kombëtares kanë nisur të mendojnë për të ardhmen e tyre dhe disa prej futbollistëve janë larguar nga skuadrat me të cilat janë aktivizuar këtë sezon. Ditët e fundit, ishte Besir Demiri ai që i dha lamtumirën Mariupolit, ndërkohë që sot ka bërë lëvizje një tjetër mbrojtës.

Ivan Balliu ka mbyllur zyrtarisht aventurën e tij me Metzin në Francë dhe këtë e ka konfirmuar vetë mbrojtësi shqiptar megjithëse Metzi u ngjit në Ligën e Parë. Nëpërmjet një postimi në ‘Tëitter’, mbrojtësi që ka luajtur në akademinë e Barcelonës ka njoftuar se ka ardhur koha për një aventurë të re, duke mos publikuar detaje nga skuadra e ardhshme e tij.

“Shokët e mi, duhet që t’iu them mirupafshim pas katër sezoneve te Metz. Është koha që unë të largohem dhe të shoh për një aventurë të re. Faleminderit të gjithëve dhe nuk do t’iu harroj asnjëherë”, shkruhej në postimin e mbrojtësit të Kombëtares. /Erjon Allaraj-VipSport.al/