Zyrtare/ Shans i artë për Kristal Abazajn, legjenda Kompani zbulon të ardhmen e tij

Mëngjesin e sotëm, Vinsent Kompani vendosi të njoftonte largimin e tij nga Mançester Siti duke mbyllur një sezon perfekt duke fituar 3 trofetë më të mëdhenj në Angli. Mbrojtësi belg vendosi t’i jepte lamtumirën skuadrës së Sitit pas një aventure 11-vjeçare nëpërmjet një letre të hapur te e cila njoftonte se do të mbyllë aventurën, ndërkohë që tregonte se pjesa e dytë e letrës do të publikohet në një moment të dytë.

Ky moment ka ardhur vetëm pak orë më vonë dhe Kompani ka vendosur që të transferohet në Belgjikë. Ai ka firmosur me gjigandët e Anderlehtit ku përveç se si futbollist, do të ketë edhe rolin e trajnerit në skuadër. Futbollisti belg, nis në këtë mënyrë një rrugë të re në karrierën e tij.

Kjo mund të jetë një mundësi e mirë edhe për sulmuesin shqiptar Kristal Abazaj i cili aktivizohet në Kroaci me skuadrën e Osijekut. Kartonin e Abazajt e zotëron pikërisht Anderlehti dhe me një rikthim të mundshëm në Belgjikë, ai do të kishte mundësi të punonte me një prej ikonave të futbollit europian. /Erjon Allaraj-VipSport.al/