Zyrtare/ Kaçe largohet nga gjigandët grekë, rikthehet aty ku nuk e duan

Ergys Kaçe i ka dhënë fund aventurës së tij me Panathinaikosin dhe tashmë i duhet të rikthehet aty ku nuk e do askush. Kartonin e Kaçes e zotëron PAOK-u por shpesh herë ekipi që sapo u shpall kampion ka treguar se nuk e ka në plane futbollistin e Kombëtares duke e huazuar sa nga një skuadër, në një tjetër.

Me Panathinaikosin, Kaçe ka bërë një sezon mjaft të mirë duke luajtur thuajse në të gjithë ndeshjet ndërkohë që edhe ka shënuar e asistuar. Sa i përket Panathinaikosit, Kaçe ishte i huazuar dhe klubit grek i duhej të shpenzonte rreth 1 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij, por kushtet e rënda ekonomike në të cilat ndodhet e kanë bërë që të mos e mendojë blerjen.

Vetë Kaçe, nëpërmjet një postimi në “Instagram” ka njoftuar largimin nga Panathinaikosi, duke i falënderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë. “Dua t’i falënderojë të gjithë shokët e skuadrës dhe trajnerët me të cilët kam punuar këto muaj. Një falënderim të madh për të gjithë ata që më kanë mbështetur nga dita e parë në skuadër. I uroj çdo sukses klubit për të ardhmen dhe shpresoj që të rikthehet sa më shpejt aty ku i takon”, shkruhej në postimin e Kaçes. /Erjon Allaraj-VipSport.al/