Zyrtare/ Fitoi gjithçka me Barcelonën e Sitin, tërhiqet një tjetër legjendë nga futbolli

Viti 2018 ishte viti kur shumë futbollistë vendosën t’iu jepnin lamtumirën futbollit të luajtur dhe mesa duket, edhe 2019 do të jetë një vit i tillë. Largimi nga futbolli ka nisur ende pa hyrë në muajt e verës dhe ka qenë një tjetër legjendë që sot ka konfirmuar largimin e tij.

Jaja Ture nga sot, do të varë këpucët në gozhdë duke qenë se i jep fund futbollit të luajtur pas një karriere të jashtëzakonshme ku me Barcelonën dhe me Mançester Sitin, ka arritur të fitojë gjithçka. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë që së fundmi po luante në kampionatin grek me Olimpiakosin, tërhiqet në moshën 35-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat vetë menaxheri i futbollistit i cili shprehet se Ture po largohet si një kampion. Në karrierën e tij si futbollist, Ture ka fituar Championsin, La Ligën, Premier Ligën, Botërorin e klubeve e të tjerë trofe të rëndësishëm. /Erjon Allaraj-VipSport.al/