Zyrtare/ Bajer Leverkusen blen lojtarin e Hofenheimit dhe Gjermanisë, firmos për 5 vite

Kampionatet nuk kanë përfunduar ende në Europë, por disa klube me emër i kanë zyrtarizuar që tani blerjet e para për sezonin e ardhshëm. Klubi gjerman i Bajer Leverkusen ka bërë me dije në faqen e vet zyrtare blerjen e mesfushorit të datëlindjes 1993, Kerem Demirbai.

Futbollisti gjerman me origjinë turke, në fund të këtij sezoni do të lërë Hofenheimin, ku ka qenë një nga titullarët më të rëndësishëm, për t’u bashkuar me klubin e “aspirinave”. Ai ështuar grumbulluar edhe nga trajneri i kombëtares gjermane, Joakim Lëv.

Demirbai ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me Bajer Leverkusen, ku shpreson të bëjë një hap përpara në karrierën e tij. Një lëvizje interesante kjo e Bajer Leverkusen, kur jemi në javët e fundit të Bundesligës. / Vipsport.al