Zidan ka gjetur pasardhësin e tij, po monitoron një sulmues 15-vjeçar

Zinedin Zidan duket se ka gjetur numrin 10 të të ardhmes për Real Madrid, por për ta parë në fushat e lojës me fanellën e “los blancos” do të duhet të priten disa vite, pasi ai është vetëm 15 vjeç. Sipas mediave në Algjeri, Zidan po ndjek nga afër Rajan Sherki, një adoleshent i cili po shkëlqen në akademinë e Olimpikut të Lionit.

Lajmi duket i besueshëm pasi edhe mediat e mëdha spanjolle kanë pasqyruar interesimin e franko-algjerianit Zidan për një futbollisti i cili është gjithashtu franko-algjerian. Gjërat duken mjaft serioze, pasi bëhet fjalë për një shifër prej 12 milionë eurosh që do të paguhet në arkat e Olimpik Lion për të siguruar firmën e këtij futbollisti të vogël për të cilin Zidan është i bindur se do të bëhet absolutisht protagonist.

Të njëjtat burime sqarojnë se familjarët kishin dhënë “ok” dhe brenda kësaj vere pritet që Sherki të transferohet në Madrid. Më 17 gusht ai mbush 16-vjeç dhe kjo e lejon që të nënshkruajë kontrata gjysmëprofesioniste sipas rregulloreve të FIFFA-s, duke bërë që madrilenët të evitojnë ndonjë sanksion të mundshëm.

Emri i tij nuk është i panjohur në futbollin europian. Në shtatorin e vitit 2018, ai u bë në moshën 15 vjeç e 33 ditë, lojtari më i ri që shënon në UEFA Youth League. Prej vitesh ai ndiqet nga skuadra si Çelsi, Juventus, Milan, Bajern e AJaks, por me sa duket lojtari nuk i ka rezistuar tundimit për të qenë më pranë Zinedin Zidan. /vipsport.al/