Zidan i konsideron të padëshiruar, PSG hap thesin e milionave

Merkato edhe pse nuk nisur ende zyrtarisht, klubet kanë nisur nga puna për të organizuar ekipin e sezonit të ardhshëm. Francezët e PSG, pas një viti deri diku të suksesshëm teksa nuk shkuan më shumë se titulli kampion në kampionat, do të kërkojnë sërish objektivin Champions League.

Dhe për këtë i kanë hedhur sytë nga futbollistët e Real Madrid, më saktë nga të padëshiruarit e Zinedin Zidan. Tekniku i madrilenëve ia ka bërë të qartë Garet Bejl se nuk e konsideron pjesë të skuadrës sezonin e ardhshëm, ndërsa nëse mbërrin një ofertë e mirë mund të lihen të lirë edhe dy mesfushorët Toni Kros e Isko.

Të tre futbollistë me eksperiencë dhe që klubit parisien do t’i bënin shumë punë në arenën europiane. Për këtë klubi nga Parisi ka përgatitur një paketë prej 210 milionë eurosh për t’i shkëputur lojtarët nga Madridi. Pritet një verë e nxehtë mes dy klubeve teksa edhe Reali nuk ka harruar interesimin për Mbape apo Nejmar.

/EgiCabeli-VipSport.al/