Zhgënjimi i Rojs për titullin: Bajerni e meritoi, ka mentalitet tjetër në fushë

Titulli në Bundesligë u vendos në javën e fundit të kampionatit. Kampion i Gjermanisë u shpall Bajern Mynih dhe kapiteni i rivalëve të Borusia Dortmund, Marko Rojs, është shprehur shumë i zhgënjyer, por ka pranuar se bavarezët e merituan:

“Zhgënjimi është i jashtëzakonshëm, kishim mundësi reale të ishim ne  kampionë të Gjermanisë këtë vit. Kemi luftuar fort dhe kemi qenë shumë afër titullit, por në javët e fundit lamë shumë pikë, në ndeshjet me Shalken dhe Verder Bremenin. Duhej të kishim ardhur në javët e fundit me më shumë pikë.

Megjithatë, kishim shpresa para ndeshjes së javës së fundit, por Bajerni e meritoi titullin. Në momentet vendimtare u tregua ekip më i zoti si ne, sepse ka më shumë përvojë dhe ndoshta ka edhe një mentalitet ndryshe në fushë”, – tha mes të tjerash Rojs. / Vipsport.al