Zgjidhja e ish-kapitenit Sina për Tiranën: Të mos blejnë më lojtarë me internet

Ish-kapiteni i Tiranës, Elvis Sina, ka besimin se bardheblutë mund të bëjnë më mirë në të ardhmen nëse ndryshojnë strategjitë e gabuara që kanë ndjekur deri tani. Në fjalët e tij në “Rubrika Sportive” ai ftoi drejtuesit e klubit të kthenin sytë edhe një herë nga prodhimi vendas.

“Duhet të punoj me akademinë, të mos shohë shumë lojtarët me ngjyrë nga jashtë, të mos u besojë pseudo menaxherëve që kanë afër, të forcojnë financat. Duhet të marrë lojtarë se ka nevoje, por njerëzit që i afrojnë pranë ekipit duhet të jenë më kopetentë për ata që sjellin, duhet të marrin më shumë përgjegjësi.

Nuk është e thënë të shohësh në laptop sa gola ka bërë në Afrikë e të afrojnë te Tirana se u bë shumë vite kështu. Ajo e internetit apo vëzhgimit me internet nuk është cilësore, nuk e sheh dot duke e parë si i ka bërë golat. Ata që afrojnë këto lojtarë duhet të jenë më të përgjegjshëm për të sjellë lojtarë që ti përshtaten Tiranës, të jenë të kompletuar për të veshur atë fanellë”, tha Sina. /vipsport.al/