Zeman: Anglezët kanë mentalitet sulmues, sezoni i Ronaldos pak më i dobët se i Kualjarelës

Zdenek Zeman është nga ato trajnerë të cilët e kanë të qartë filozofinë e tyre. Tekniku ka një listë të gjatë me skuadrat të cilat ka drejtuar, ndërsa loja ofensive ishte e veçanta e tyre. 72-vjeçari e njeh mirë kampionatin italian, ndërsa së fundmi është shprehur se Ronaldo nuk arriti të rriste cilësinë e Juventusit këtë sezon, teksa shtoi se bardhezinjtë kishin arritur në dy finale pa portugezin.

“ Ronaldo është një kampion. Por kapërcimi i cilësisë së Juventusit nuk ishte. Pa Ronaldon kishin shkuar dy herë në finalen e Champions League. Mendoj se sezoni i parë i Ronaldos ishte pak më i keq se ai i Kualjarelës”. Ndërsa, foli edhe për arritjen e skuadrave angleze këtë sezon të Ligës së Kampionëve. “

Skuadrat angleze kanë një mentalitet ofensiv, luajnë për të bërë një gol më shumë se kundërshtari. Dhe kampionati i tyre është më i bukur dhe më argëtues. Këtu është edhe e kundërta me futbollin italian, pasi këtu luhet për të mos humbur”, tha Zeman.

/EgiCabeli-VipSport.al/