Zbulohet lista e “armiqve” të Nejmar, sherr me Draksler: Kush je ti që më flet kështu?

Braziliani Nejmar nuk po kalon një periudhë të lumtur në karrierën e tij, pasi dëshira për t’u bërë yll i padiskutueshëm te PSG po e bën shumë nervoz dhe kjo shihet qartësisht në sjelljet në fushë, apo edhe ato jashtë saj. Sipas ”Le Parisien”, tashmë braziliani ka bërë një listë me “armiqtë” e tij në dhomat e zhveshjeve dhe i referohej disa prej tyre në deklaratat pas finales së humbur në Kupën e Francës.

“U japin këshilla dhe nuk i dëgjojnë, trajneri jep udhëzimet dhe ata i përgjigjen, ne kemi eksperiencë dhe duhet ta respektojnë këtë”, tha Nejmar, në një shpërthim publik që u mësua se i drejtohej Areola dhe Kimpembe, të cilët sipas tij kanë ndryshuar plotësisht sjellje që kur u shpallën Kampionë Bote.

Nejmar i referohej një skene të veçantë që kishte ndodhur në ndeshjen ndaj Nantës, kur në pushim PSG ishte në disavantazh 2-1. Tuhel në pushim kishte thënë se ishte i pakënaqur me lojtarët. Por Kimpembe, duke marrë rolin e liderit pasi u largua trajneri nga dhoma, u kishte thënë lojtarëve të mos i vinin veshin fjalëve të tij dhe thjesht të jepnin maksimumin në fushë.

Episodi i dytë është ai i transfertësn n Montpelje. Atë ditë, Draksler kritikoi Nejmar për individualizmin e tij dhe se nuk punonte me shokët për të gjetur zgjidhje. “Kush je ti për të më folur kështu? Ti di vetëm të japësh pasime mbrapa”, ishte përgjigja e Nejmar që shkaktoi një zënkë mes të dyve aq sa u deshën Tuihel dhe drejtori Henrike që t’i ndanin.

Sipas mediave franceze, këta lojtarë janë në “listën e zezë” të Nejmar dhe ashtu si me Kavanin, klubi mund të bëhet gati t’i sakrifikojë në verë për të kënaqur brazilianin. /vipsport.al/