Zbulohet lista e Argjentinës për Kupën e Amerikës, përkrah Mesit është edhe Ikardi

Mauro Ikardi është mes “surprizave” në listën paraprake të përfaqësueses së Argjentinës për pjesëmarrjen e saj në muajin e ardhshëm në Kupën e Amerikës. Pavarësisht situatës që ka kaluar sulmuesi  te Interi në muajt e fundit dhe gjendjes sportive jo në maksimumin e saj, trajneri Lionel Skaloni ka vendosur që të përfshijë edhe emrin e tij në listën paraprake prej 32 lojtarësh, e cila do të shkurtohet në 23 emra për aktivitetin që zhvillohet nga data 14 qershor, deri më datë 7 korrik.

Sigurisht, për të do të jetë e vështirë që të sigurojë një vend në listën përfundimtare që është zbuluar nga mediat argjentinase, pasi në të janë edhe Mesi, Aguero, Lautaro Martinez, Korrea e Matias Suarez.

Ndërkohë, si mesfushor ofensivë ka gjithashtu emra me peshë në futbollin botëror si Di Maria dhe Dibala, të cilët kërkojnë të jenë protagonistë në këtë aktivitet.

LISTA PARAPRAKE

PORTIERË: Franko Armani (River), Esteban Andrada (Boka), Agustín Markesin (Amerika), Huan Muso (Udineze), Geronimo Ruli (Real Sociedad).

MBROJTËS: Renco Saravia (Racing), Gabriel Merkado (Sevilja), Nikolas Otamendi (Mançester Siti), German Pecela (Fiorentina), Valter Kaneman (Gremio), Nikolas Taljafiko (Ajaks), Markos Akunja (Sporting CP), Ramiro Funes Mori (Vijareal), Huan Fojth (Totenhem).

MESFUSHORË: Leandro Paredes (PSG), Xhiovani Lo Celso (Betis), Ezekuiel Palacios (River), Guido Rodríguez (America), Roberto Pereira (Uotford), Rodrigo De Paul (Udineze), Matías Zaraço (Racing), Angel Di Maria (PSG), Gonzalo Martínez (Atlanta Junajtid), Paulo Dibala (Juventus), Maksimiliano Meza (Monterrei), Iván Markone (Boka).

SULMUES: Lionel Mesi (Barcelona), Serxhio Aguero (Mançester Siti), Lautaro Martínez (Inter), Angel Korrea (Atletiko), Matias Suarez (River), Mauro Ikardi (Inter).