Ymeri beson: Kastrioti e ka mbijetesën më afër, luftojmë deri në fund!

Ersil Ymeri është një nga lojtarët kualitativ dhe që ka spikatur në Krujë në këtë pjesë të dytë të sezonit sidomos. Ymerai, duket se është i bindur se skuadra e tij do të mbijetojë, ndonëse sërish nuk e ka në dorë objektivin final. Ja çfarë thotë ai në prononcimin e dhënë për “Rtshsport”: “Ndaj Tiranës ishte një ndeshje e rëndësishme, krijuam raste ndonëse nuk shënuam. Por shmangëm humbjen sepse nëse do të mundeshim në atë sfidë shpresat tona për mbijetesë do të minimizoheshin, – tha Ersil Ymeri, një nga kualitetet e skuadrës krutane këtë sezon.

Mbijetesa

Në Krujë, mbijetesa si fjalë është dëgjuar më shpesh në këto katër muajt e fundit, sa rrallë ndoshta  në historinë e futbollit krutan. Sipas Ymerit: “Shpresoj që t’i fitojmë këto ndeshje pasi janë gjashtë pikë. Unë besoj dhe shpresoj që rivalët të bëjnë hapa fals. Mendoj se Laçi synon Europën dhe do ta mundi Tiranën”.

E ardhmja

Lidhur me të ardhmen e tij, mesfushori shkodran i krutanëve, Ymerait ka theksuar se: “Të realizojmë synimin, pastaj të shohim për të ardhmen”.

E.S./Vipsport.al/