sex hikayeleri porno izle kartal escort

Xhaka fiton Kupën me Bazelin, Ajeti shënon gol dhe kthehet në “ultras”

Taulant Xhaka ka arritur që të sigurojë një trofe në këtë sezon, pasi me Bazelin e tij ia doli që të fitonte Kupën e Zvicrës, duke mundur në finale 2-1 ekipin e Thun. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare ishte sigurisht një titullar në ndeshjen e sotme, ku luajti si mbrojtësi i djathtë, por protagonist në fushë ishte një tjetër shqiptar, Albian Ajeti, i cili është kthyer tashmë në idhullin e tifozerisë së klubit zviceran.

Ajeti gjeti golin e avantazhit për skuadrën e tij në minutën e 23-të, ndërsa vuri vazhdimisht në rrezik prapavijën kundërshtare. Bazeli më pas shënoi edhe golin e dytë me Frai, ndërsa rrjeta e Sorgiç në fundin e takimit bëri pak më entuziazmuese luftën deri në vërshëllimën përfundimtare.

Kështu, Xhaka e Ajeti kthyen përsëri Kupën te Bazeli, për të cilin ky ishte trofeu i 13-të në historinë e këtij turneu. Ajeti vendosi ta festonte në një mënyrë shumë të veçantë suksesin, pasi u fut mes fansave të skuadrës së tij dhe pasi mori megafonin në dorë, u kthye në një “kapo-ultras” për disa minuta duke udhëhequr koret e mbështetësve. /vipsport.al/