Vrasja e ish-futbollistit, sfida në Laç nis me një minutë heshtje

Javën e kaluar qyteti i Laçit u trondit nga vrasja e dy kushërinjve, Mikel dhe Kelvin Jushi. Pas ngjarjes u mësua se Kelvin Jushi ishte një ish-futbollisti i skuadrës së Laçit, ndërsa kishte dalë nga akademia e kurbinasve, ndërsa ishte aktivizuar për disa sezone ku kishte arritur të shënonte edhe dy gola me fanellën e bardhezinjve.

Ndërsa në Kategorinë Superiore është aktivizuar edhe skuadrën e Kastriotit, teksa ka shënuar 1 gol për llogari të krutanëve.

Ditën e sotme, Laçi kishte ndeshjen e parë pas ndarjes nga jeta të Jushit. Ekipi i trajnerit Starova pret Kastriotin, teksa ndeshja nisi me një minutë heshtje në nder të ish-futbollistit. Jushi mbeti i vrarë pas një debati verbal që më pas degradoi në përdorimin e armëve, nga të cilat mbetën të vrarë dy kushërinjtë. Ndërkohë, Kelvin Jushi njihej edhe me emrin Jani Jushi.