

Pak javë kanë mjaftuar që ëndrra për të bërë “Triplete” të famshme me suksesin në të gjithë turnetë, të kthehej në një makth për Barcelonën e cila në fund e ka mbyllur sezonin vetëm me titullin në La Liga. Pas eliminimit nga Liga e Kampioneve, sot ka ardhur zhgënjimi në finalen e Kupës së Mbretit përballë Valencias.
Katalanasit ishin padyshim favoritë për të siguruar këtë trofe dhe e nisën takimin në sulm duke kërkuar me ngulm golin. Por Valencia rezistoi dhe pastaj me kundërsulme të shpejta shfrytëzoi çdo gabim të prapavijës së skuadrës së Valverdes duke shënuar me Gameiro e Rodrigo.
Në pjesën e dytë u “ndez” Lionel Mesi i cili provoi me çdo mënyrë të shënojë, duke dribluar e gjuajtur sapo i jepej mundësia, me një shfaqej të rrallë ofensive. “Pleshti” goditi shtyllën e më pas arriti të shkurtonte diferencën në minutën e 73-të.
Por i vetëm ai nuk mund të bënte asgjë dhe Valencia arriti të mbante katërkëndorin e paprekur deri në vërshëllimën përfundimtare ndërsa shpërdoroi tre raste të mira për shënim në minutat shtesë. Kjo ishte hera e 8 për këtë skuadër që fitonte Kupën e Mbretit, trofe që i mungonte që nga viti 2008. /vipsport.al/
more recommended stories
Përralla nr.2! Leisteri mund Çelsin dhe ngjitet në kreun e Premier Ligës (VIDEO)
Përralla e bukur e Leisterit të.
Krizë apendiciti dhe përfundon në operacion, Lacio humbet lojtarin më në formë
Një krizë e papritur apendiciti dhe.
Barela ka admirues në të gjithë Europën, Interi ka në organikë italianin më të kërkuar
Nikolo Barela shkëlqeu më shumë nga.
Haland: Ronaldo është inspirim, ai është një makineri. Më pëlqen Bundesliga
Kristiano Ronaldo pas gjithë arritjeve të.
Leave a Comment