VIDEO/ Trajneri i PSG-së falënderon Danten për penalltinë e akorduar nga VAR-i

PSG-ja mund të kishte bërë sërish një figurë të shëmtuar në javën e fundit të kampionatit, ku barazoi 1-1 në fushën e saj me Nisën. Miqtë kaluan të parët në avantazh, Nejmar barazoi me penallti, ndërkohë që kampionët e Francës shpërdoruar edhe një tjetër penallti të akorduar në fundin e ndeshjes.

Në këtë moment ka tërhequr vëmendjen sjellja e trajnerit gjerman të PSG-së, Tomas Tuhel. Penalltia u akordua me ndihmën e teknologjisë dhe pasi u mor vendimi, trajneri falënderoi mbrojtësin brazilian Dante, i cili ishte shkaktari i penalltisë. Një falënderim, që dikush e ka interpretuar edhe si ngushëllim për mbrojtësin.

Gjithsesi, sulmuesi Kavani gaboi nga pika e bardhë dhe ndeshja u mbyll në barazim, 1-1. / Vipsport.al