VIDEO/ Stadiumi ku do luhet finalja e Champions League, publikohet video me pamjet e brendshme të Wanda Metropolitano

Më datë 1 qershor në stadiumin Wanda Metropolitano në Madrid do të vihet në jetë finalja e shumëpritur e Champions League, mes dy skuadrave angleze, Liverpul dhe Totenhem. Duke qenë se Liga e Kampionëve është kompeticioni kryesor për klubet europiane atëherë për të qenë në lartësinë e sfidës është përzgjedhur dhe një nga stadiumet më moderne si ai i Atletiko Madrid.

Stadiumi i bardhekuqve iu nënshtrua një rikonstruksion në vitin 2017. Impianti i madrilenëve ka një kapacitet prej 67.829 vendesh, ndërsa është i treti më i madh në Spanjë. Ndërkohë, ambientet e stadiumit kanë të ndërthurur brenda modernen pa harruar traditën e trashëguar.

Pritet që stadiumi të jetë i mbushur në kapacitetin maksimal ditën e finales, ndërsa së fundmi është lëshuar edhe një video me ambientet e brendshme të impiantit për t’i bërë edhe një promovim vendit që do të mirëpresë finalen e madhe të Champions League.

/EgiCabeli-VipSport.al/