VIDEO / Shokët e skuadrës i kushtojnë golin, Kasijas shpërthen në lot

Javët e fundit kanë qenë shumë të vështira për Iker Kasijas, si në aspektin sportiv, ashtu edhe në jetën private. Fillimisht portieri spanjoll pësoi një infarkt i cili ka vënë në dyshim nëse do të mund të kthehet më në fushën e lojës, ndërsa më pas u mësua se edhe bashkëshortja e tij, Sara Karbonero, kishte bërë një ndërhyrje kirurgjikale për të hequr një tumor.

Ndaj portieri nuk arriti të mbante lotët gjatë finales së Kupës së Portugalisë, ku po ndiqte skuadrën e tij, Porton, në ndeshjen me Sporting Lisbonën. Lojtari kishte vendosur që të ndiqte ekipin nga tribuna, si i ftuar nderi në këtë sfidë, për të mbështetur skuadrën e cila gjithsesi u mposhte me penallti.

Por në pjesën e parë të ndeshjes, Soares shënoi golin e avantazhit të skuadrës së tij dhe menjëherë vrapoi për të ngritur lart pikërisht fanellën e Kasijas, duke ia kushtuar atij golin. Të gjithë lojtarët iu drejtuan pikërisht portierin në tribunë dhe ky i fundit nuk mundi të mbante lotët para një skene të tillë, që u fiksua edhe nga kamerat televizive. /vipsport.al/