VIDEO / Seria A mbyllet me dramë. Atalanta shkruan historinë, Milani mbetet pa Champions

Ndeshjet e sotme të Serisë A i kanë vënë kapakun këtij edicioni dhe kanë dhënë verdiktet e fundit të sezonit, nga pjesëmarrja në Kupat e Europës, te mbijetesa.

Atalanta ka shkruar historinë duke fituar sot 3-1 me përmbysje në ndeshjen e luajtur përballë Sasuolos, duke u konfirmuar forca e tretë e këtij sezoni në kampionatin italian e siguruar grupet e Ligës së Kampioneve.

Pas krahëve të saj, në vendin e katërt dhe me biletën e fundit për Chanmpions, ka shkuar Interi, i cili fitoi mes drithërimave ndaj Empolit me shifrat 2-1 në një sfidë ku Ikardi humbi penallti dhe në minutën e 77 të duelit rezultati ishte 1-1.

Kësisoj, Milanit nuk i ka mjaftuar fitorja 3-2 ndaj Spal për të siguruar Champions dhe duhet të kënaqet edhe vitin e ardhshëm me grupet e Ligës ë Europës, kurse Roma do të jetë në fazën kualifikuese të këtij turneu.

Sa i përket rënies, në Serinë B u kthyer Empoli i cili u parakalua në renditje nga Xhenoa. /vipsport.al/

 

NDESHJET

Roma-Parma 2-1
35′ Pelegrini, 89′ Peroti / 86′ Zhervinjo

Atalanta-Sasuolo 3-1
35′ Zapata, 53′ Gomez, 65′ Pasalic / 19′ Berardi

Kaljari-Udineze 1-2
18′ Pavoleti / 59′ Halfredson, 69′ De Maio

Fiorentina-Xhenoa 0-0

Inter-Empoli 2-1
51′ Keita, 82; Naingolan / 77′ Traore

Spal-Milan 2-3
28′ Vikari, 53′ Fares / 18′ Calhanoglu, 23′, 64′ Kesi