VIDEO / Risi në kampionatin shqiptar, respektohet ekipi fitues i Superiores

Ndeshja e sotme mes Teutës dhe Patizanit ka dhuruar një gjest shumë të veçantë para fillimit të sfidës. Futbollistët e skuadrës së Teutës, para zhvillimit të takimit, pasi janë përshëndetur me të gjithë lojtarët në rreshtimin në qendër, kanë bërë të njëjtën gjë edhe me lojtarët e pankinës së të kuqve dhe stafin teknik.

Ky gjest ishte për të respektuar fituesit e saposhpallur të Superiores, gjë që është një risi për futbollin në vendin tonë ku në disa stadiume fituesit edhe janë vërshëllyer në vend që të merrnin duartrokitje.

“Ishte një surprizë e bukur, e jashtëzakonshme dhe i falënderoj”, tha Gega pas ndeshjes. “Besoj se është një risi në kampionatin shqiptar, në kulturën sportive. Jam i lumtur dhe u ndjemë të respektuar”, tha ai. /vipsport.al/