VIDEO/ Pikë shprese për Kastriotin, Tirana nuk di të fitojë dhe e kthen në malore

‘Finalja’ e Superiores mes Tiranës dhe Kastriotit, e luajtur në “Selman Stërmasi” është mbyllur në barazim pa gola ku të dyja skuadrat e kanë kërkuar me ngulm dhe kanë rrezikuar shumë por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës. Ngo nga njëra anë e Vatnikaj e Roxher nga ana tjetër kanë pasur raste të arta për të shënuar, por portierët janë kthyer në heronj.

Ky barazim, nuk i shkon përshtat asnjërës skuadër duke qenë se Tirana udhëheq me 2 pikë më shumë se Kastrioti kur kanë mbetur edhe 2 javë. Javën e ardhshme, bardheblutë kanë transfertë ndaj Laçit e më pas presin Flamurtarin, ndërkohë që Kastrioti pret Teutën dhe më pas luan në transfertë ndaj Kukësit. /VipSport.al/

LIVE

90+4′ Mbyllet takimi! Tirana-Kastrioti 0-0.

92′ Probleme për Asion Dajën që largohet i dëmtuar dhe lë skuadrën e tij me 10 futbollistë.

90′ Ndërhyrje e ashpër në mesfushë e Ndrecës ndaj Dajës, megjithatë mbrojtësi i Kastriotit mbetet i dëmtuar dhe largohet me barelë e karton të verdhë. Vendin e tij e zë Akbudike.

85′ Zëvendësim tjetër te Tirana, ku largohet Toni Maveje dhe vendin e tij e zë Asion Daja.

78′ Goditje nga distanca e Vatnikajt, por Lika edhe njëherë ndal.

76′ Shënon Kastrioti por pozicioni ëhstë i parregullt. Vjen një krosim në zonë, aty ku gjendet i pambuluar njëri prej futbollistëve të Kastriotit që mposht Likën por ka një flamur të ngritur.

75′ Faull nga ana e Kërçikut dhe ndëshkohet me karton të verdhë, ndërkohë që largohet mbrojtësi për t’i lënë vendin Sentamus.

71′ Dy zëvendësime në radhët e Kastriotit, me Okebukun që i lë vendin Herlad Markut ndërkohë që Taulant Marku i lë vendin Vatnikajt.

70′ Tjetër rast i artë për Tiranën me anë të Ngo i cili është i vetëm në zonë me kokë shumë pranë portës por gabon dhe e çon topin jashtë.

68′ Ngo ka mundësi të artë në zonë për të shënuar me kokë por goditja shkon jashtë.

66′ Faull nga ana e Çelës në mesfushë por gjyqtari lejon avantazhin megjithatë, nuk i shpëton kartonit të verdhë.

57′ Mundësi e artë tashmë për Kastriotin, por me shumë fat shpëton Tirana ku kthehet në hero portieri Lika.

54′ Mundësi e artë për Tiranën me anë të Ngo i cili driblon këdo që i del para dhe më pas pason për Hasanin por ndal mirë Çekrezi.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë pa asnjë minutë shtesë.

45′ Zëvendësim i shpejtë në radhët e Tiranës, me Oduamandin që largohet dhe vendin e tij e zë Doka.

42′ Tirana mbetet para megjithatë duket e vështirë që të gjenden hapësira në mbrojtjen krutane që është vendosur mjaft mirë.

38′ Probleme për Husein i cili detyrohet të dalë jashtë vijave kufizuese për të marrë ndihmën e parë nga stafi mjekësor.

31′ Hoxhallari bëhet sërish protagonist dhe ndëshkohet tashmë me karton të verdhë për faull ndaj kundërshtarit.

30′ Goditje dënimi në favor të Tiranës. Hoxhallari provon me një goditje nga distanca duke tentuar të kapë në befasi Çekrezin, por topi përfundon mbi traun e portës.

29′ Tjetër rrezik në portën e Tiranës, aty ku Roxher mundohet të marrë një top me gjoks por kthehet te Marku i cili nuk arrin të përfitojë.

26′ Greca ka një mundësi të mirë në hyrje të zonës por shkakton faull ndaj Husein duke mos arritur të përfitojë.

22′ Kombinime të shumta mes Ngo dhe Kobina, por sulmuesi anglez ndalet për pozicion të parregullt megjithëse duket shumë pozicion i dyshimtë.

19′ Goditje dënimi për Tiranën. Kroson Hoxhallari dhe gjen Imamin që gjuan me kokë, por e çon në traversë.

14′ Mundësi e mirë për Kastriotin që rrezikon seriozisht tashmë por është portieri Lika ai që ndal.

11′ Roxher provon të nisë para skuadrën e tij dhe është në dyluftim ndaj Hoxhallarit por shkakton faull.

10′ Dominim i bardhebluve në këto minuta të para, por e kanë të pamundur të deportojnë në zonën e Kastriotit.

7′ Edon Hasani depërton në zonë dhe kërkon të krosojë në zonë por shkon deri në fund dhe e humbet topin duke e çuar në rrjetë të jashtme.

5′ Tirana mundohet të organizohet por deri më tani është vendosur mirë mbrojtja krutane dhe nuk lejon hapësira.

1’Nis takimi mes Tiranës dhe Kastriotit!

Formacionet:

Tirana: Lika, Kërçiku, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Maveje, Kobina, Greca, Hasani, Oduamandi, Ngo.
Trajner. Ardian Mema

Kastrioti: Çekrezi, Husein, Bojom, Çela, Ndreca, Shehu, Ymeraj, Okebuku, Bardhi, Roxher, T. Marku.
Trajner. Bledar Devolli