VIDEO/ Ofendohet nga tifozi, duhet policia për të kontrolluar trajnerin e Bolonjës dhe ish-lojtarin e Lacios

Sinisha Mijhaloviç e ka treguar shpeshherë se është një person gjaknxehtë, teksa të njëjtën natyrë e ka pasur edhe si futbollist. Trajneri aktual i Bolonjës dhe ish-lojtari i Lacios, ishte në Romë për të parë pikërisht Lacion, e cila diskutonte finalen e Kupës së Italisë përballë Atalantës.

Ishin tifozët bergamaskë të cilët në afërsi të stadiumit kanë dalluar Mijhaloviç, ndërsa nuk nguruar ta ofendojnë. Cigan, ishte fjala që bëri të tërbohej teknikun serb, i cili iu kthye tifozëve dhe ishte i gatshëm të konfrontohej fizikisht, po të mos ishte për policinë e cila arriti të ndërhynte në kohë para situata të acarohej edhe më shumë.

Megjithatë, me ndërhyrjen e forcave të rendit situata u qetësua dhe grupet e tifozëve dhe trajneri vazhduan në rrugët e tyre.

/EgiCabeli-VipSport.al/