VIDEO / Një driblim pushton internetin, Nejmar jep spektakël në fitoren e fundit për PSG

Nejmar ka dashur që të mbyllë këtë edicion me PSG-në me një paraqitje që vështirës se mund të harrohet e kështu ka bërë sot në ndeshjen e fundit që sulmuesi brazilian ka luajtur për parisienët para se të fillojë pezullimi i tij për gjestet në finalen e Kupës së Francës. Sulmuesi ka shënuar gol, ka dhënë asist dhe ka bërë një driblim spektakolar që po bën xhiron e internetit në suksesin 2-1 ndaj Anxher të kampionëve të Francës.

Braziliani kaloi në avantazh PSG me një goditje perfekte me kokë në minutën e 20 të sfidës, pas një harkimi në zonë nga Dani Alvesh. Në pjesën e dytë të ndeshjes, ishte vetë Nejmar i cili dërgoi pasimin perfekt për Di Marian, i cili dyfishoi shifrat për skuadrën parisiene, ndërsa braziliani dukej i pandalshëm në driblimet e tij.

Në minutën e 88-të vendasit shkurtuan diferencën dhe Nejmar ishte ai që mbante më shumë topin duke pritur që të kalonin minutat deri në vërshëllimën përfundimtare. Në një nga këto aksione, kur regjistrohej minuta e 90, ai dhuroi një driblim spektakolar i cili po qarkullon në rrjetet sociale. Ai ngriti topin mbi kundërshtarin dhe u nis drejt zonës, por fatkeqësisht duke kaluar vijën fundore të fushës e duke shpërdoruar mundësinë për të gjuajtur në katërkëndor.

Ky driblim po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ku me të drejtë vlerësohet brazilian për gjestin teknik mes keqardhjes të përgjithshme që simulimet e tij kanë bërë që gjëra të tilla të kalojnë në plan të dytë. /vipsport.al/