

Në kujtim të 20-vjetorit, kur në vitin 1999, Mançester Junajtid triumfonte në finalen e ‘Champions League’ përballë Bajern Mynih, legjendat e të dy klubeve u përballën në një ndeshje bamirësie në stadiumin ‘Old Trafford’.
‘Djajtë Kuq’, udhëhiqeshin në stol nga Sër Aleks Ferguson ndërsa nga ana tjetër për bavarezët drejtonte skuadrën Otmar Hitcfeld. Sakaq, pjesë e ekipeve ishin emra si Devid Bekam, Geri Nevill apo Jap Stam. Sa i përket rezultatit, ai nuk kishte shumë histori teksa Mançesteri këtë herë, ndryshe nga viti 1999, fitoi me rezultatin e thellë 5-0.
Sigurisht, rezultati nuk kishte vëmendjen kryesore teksa ndeshja kishte në plan të parë emocionet dhe spektaklin mes yjeve të së kaluarës. Ndërkaq, pjesë e Junajtid ishte dhe trajneri aktual Ole Gunar Solskjaer, teksa shënoi edhe një gol, ndërkohë që në listën e golashënuesve nuk mungoi as Devid Bekam.
/EgiCabeli-VipSport.al/
more recommended stories
Përralla nr.2! Leisteri mund Çelsin dhe ngjitet në kreun e Premier Ligës (VIDEO)
Përralla e bukur e Leisterit të.
Krizë apendiciti dhe përfundon në operacion, Lacio humbet lojtarin më në formë
Një krizë e papritur apendiciti dhe.
Barela ka admirues në të gjithë Europën, Interi ka në organikë italianin më të kërkuar
Nikolo Barela shkëlqeu më shumë nga.
Haland: Ronaldo është inspirim, ai është një makineri. Më pëlqen Bundesliga
Kristiano Ronaldo pas gjithë arritjeve të.
Leave a Comment