

Me futbollistët që e kanë mendjen më shumë te pushimet dhe ndeshjet me kombëtaret sesa te kampionati italian ku kishin siguruar vendin e dytë, humbja e sotme e Napolit në fushën e Bolonjës ka çuditur pakkënd, ashtu si zgjedhjet e Karlo Ançelotit i cili kishte lënë në stol disa prej titullarëve.
Me Kajehon e Mertens në pankinë, skuadra dukej më pak ofensive se zakonisht dhe ekipi vuajti të dilte para në fazën sulmuese siç shpresonte Ançeloti i cili kishte lënë edhe Hsyajn në stol në këtë duel. Bolonja përfitoi dhe në fundin e pjesës së parë, goditi dy herë me Santander dhe Xhemajlin, duke gjetur të përgjumur prapavijën e napolitanëve.
Reagimi i Napolit erdhi në pjesën e dytë me Gulam që shkurtoi diferencën dhe Mertens i cili hyri në fushë dhe barazoi shifrat. Por një tjetër përgjumje në fund solli golin e Santander për Bolonjën që fitoi 3-2 sfidën duke mbyllur më së miri një kampionat ku për pjesën më të madhe të kohës ishte e përfshirë në luftën për mbijetesë. /vipsport.al/
more recommended stories
Përralla nr.2! Leisteri mund Çelsin dhe ngjitet në kreun e Premier Ligës (VIDEO)
Përralla e bukur e Leisterit të.
Krizë apendiciti dhe përfundon në operacion, Lacio humbet lojtarin më në formë
Një krizë e papritur apendiciti dhe.
Barela ka admirues në të gjithë Europën, Interi ka në organikë italianin më të kërkuar
Nikolo Barela shkëlqeu më shumë nga.
Haland: Ronaldo është inspirim, ai është një makineri. Më pëlqen Bundesliga
Kristiano Ronaldo pas gjithë arritjeve të.
Leave a Comment