VIDEO/ Muriqi sërish vendimtar për Rizesporin, goli shqiptarit shmang disfatën e ekipit

Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës, Vedat Muriqi vazhdon me formën e jashtëzakonshme në kampionatin turk, ku aktivizohet me skuadrën e Rizesporit. Edhe ndeshjen e sotme, 25-vjeçari shënoi golin e radhës teks shmangu disfatën pasi në ato momente të tijtë po humbisnin ndaj Alaniasporit.

Ky ka qenë një sezon fantastik në aspektin personal për Muriqin, teksa është shndërruar në sulmuesin  kryesor të Rizesporit duke shënuar 16 gola. Me shumë mundësi në sezonin e ardhshëm, Muriqi do të aktivizohet në një skuadër tjetër teksa performancat e tij kanë tërhequr vëmendjen e Fenerbahçes, e cila prej kohësh ka shprehur interesimin.

Ky do të ishte një hap gjigant për sulmuesin, ndërsa së fundmi në skenë ka dalë edhe emri i francezëve të Tuluz, megjithatë sulmuesi duket i prirur të qëndrojë në Turqi dhe të pranojë transferimin te një ekip historik si Fenerbahçe.

/EgiCabeli-VipSport.al/