VIDEO /Kukësi nderon kampionët e Partizanit, shtrëngim duarsh para ndeshjes

Në sfidën që po luhet në stadiumin ‘Selman Stermasi’, Partizani pret Kukësin. Për të kuqtë është një sfidë speciale teksa në fund të ndeshjes do të ngrenë lart trofeun e Kategorisë Superiore.

Ndërkaq, pas nderimit që Teuta i bëri Partizanit në javën e kaluar, edhe në këtë takim skuadra e Kukësi është rreshtuar në fushë për të komplimentuar ekipin kampion të këtij sezoni. Diçka që nuk ishte përsëritur në vitet e kaluara në Kategorinë Superiore, megjithatë duket se tashmë është mund të kthehet në një zakon, edhe në raste të tjera.

Partizani u shpall kampion para dy javëve, ndërsa në ditën e sotme përveç trofeut, klubi ka menduar të organizojë edhe një ceremoni festive në sheshin Nënë Tereza me të gjithë dashamirësit e kuq, teksa ky titull iu mungonte prej 26-viteve.