VIDEO / Kaos para finales së Kupës së Italisë, ultrasit djegin makinat e policisë

Atmosfera ka qenë më e ndezur se sa duhet para ndeshjes finale të Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Lacios, që zhvillohet në stadiumin “Olimpico” të kryeqytetit italian. Si zakonisht, protagonist ë bëhen ultrasit lacialë, të cilët kanë nisur një betejë të mirëfilltë në rrugët e qytetit ndaj forcave të rendit.

Në një nga rrugët pranë stadiumit, ata kanë arritur të përleshen me një patrullë policie dhe t’i vënë flakën automjetit të tyre, ndërsa nuk kanë munguar gjuajtet me gurë dhe sende të tjera të forta drejt forcave të rendit të cilat u detyruan të përdorin forcën për të qetësuar situatën,

Pas tyre e kishin radhën edhe makinat e ujit, të cilat kanë bërë të mundur që tifozët të largoheshin nga kordoni policor, edhe pse “shiu i gurëve” ndaj tyre nuk pushoi derisa një pjesë e madhe e tifozëve u futën brenda në stadium. /vipsport.al/