VIDEO/ Ish-futbollisti i Kukësit, Donjet Shkodra shënon gol spektakolar në Kazakistan

Donjet Shkodra, ish-futbollisti i Kukësit por edhe Flamurtarit e Skënderbeut në kampionatin shqiptar ka shënuar ditën e sotme në humbjen e skuadrës së tij Shakatar Karagandi. Mesfushori aktivizohet në kampionatin e Kazakistanit prej shkurtit të këtij viti teksa ka firmosur një kontratë 1-vjeçare.

Ky ishte goli i parë për futbollistin me skuadrën e re, por që nuk arriti ta ndihmonte pasi të tijtë u mposhtën me rezultatin 1-2 ndaj Almatit. Shkodra shënoi në pjesën e parë një gol nga distanca, ndërsa me një predhë nuk i la asnjë shans reagimi portierit kundërshtar, megjithatë në pjesën e dytë miqtë shënuan dy herë për të përmbysur golin e mesfushorit.

Ndërkaq, këtë sezon Shkodra është autor edhe i një asisti teksa pasi kanë kaluar 12 ndeshje ekipi i mesfushorit renditet në mesin e tabelës së klasifikimit.

/EgiCabeli-VipSport.al/