VIDEO/ I dhuroi titullin kampion me një perlë dhe mori premtim për rinovim, Kompani largohet pas 11 vitesh

Vinsent Kompani ka mbyllur aventurën e tij me Mançester Sitit pas një aventure 11-vjeçare ku ka arritur që të fitojë 10 trofe me ‘qytetarët’. Futbollisti i cili arriti t’i jepte titullin kampion këtë sezon Mançestyer Sitit falë një supergoli të shënuar ndaj Leisterit me një goditje nga distanca, ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e Sitit sezonin tjetër.

Konfirmimi ka ardhur nga vetë faqja zyrtare e klubit anglez, ndërkohë që edhe Kompani ka shkruar një letër të hapur për tifozët ku shprehet se largohet me mirënjohje për gjithçka. Në një letër që ndahet në dy pjesë, Kompani ka publikuar vetëm pjesën e parë ku njofton largimin ndërkohë që në një moment të dytë, do të publikojë edhe pjesën e dytë të letrës, aty ku do të zbulohet e ardhmja e futbollistit. Kujtojmë që pak kohë më parë, vetë Guardiola u shpreh se me Kompani mund të rinovonte duke pirë birra, por mesa duket është menduar që aventura të përfundojë këtu.

“Sapo mbyllëm një sezon të pabesueshëm dhe të 11-in si blu për mua. Nuk mund ta besoj se po e shkruaj këtë, të fundit për mua si blu. E kam imagjinuar për shumë kohë këtë por koha ka ardhur tani dhe nuk më duket ende reale. Mançester Siti më ka dhënë gjithçka dhe jam munduar t’i kthej me aq sa mundem. Ka ardhur koha që unë të largohem, të largohem me asnjë ndjenjë tjetër përveç mirënjohjes për gjithçka që kam fituar dhe mbështetjen që më është dhënë”, shkruhej mes të tjerash në letrën e Kompani. /Erjon Allaraj-VipSport.al/