VIDEO / Guardiola është unik, i jep leksione Sterling pas finales ku shënoi 2 gola

Çdo kohë është e përshtatshme për një trajner që t’i shpjegojë lojtarëve diçka të re apo që duhet bërë më mirë. Këtë e kupton shumë mirë kur sheh në veprim Pep Guardiolën, i cili e ka bërë të zakonshme që të ndalet pas ndeshjeve në fushë e të shpjegojë për futbollistë të ndryshëm veprimet që duhej të bënin në fushën e lojës më mirë se sa kishin shfaqur në katërkëndorin e gjelbër gjatë ndeshjeve.

Por sot edhe trajneri spanjoll ka tejkaluar veten, pasi është filmuar pak çaste pas ceremonisë së finales së Kupës FA, duke i shpjeguar lëvizje Rahem Sterling, i cili shënoi 2 gola në këtë ndeshje. Futbollisti ishte ende me medaljen e fituesit në dorë kur u ndal nga trajneri i cili për rreth nëj minutë u përfshi në diskutim me lojtarin për një lëvizje loje.

“Gjatë ndeshjes i thashë diçka, por nuk  kuptoi. Ne e fituam kampionatin me një pikë diferencë ndaj distanca ndaj rivalit nuk është e madhe. Mendoj se mund të përmirësohemi, duhet të kthehemi e të provojmë të fitojmë përsëri gjithçka”, shpjegoi Guardiola veprimet e tij pas ndeshjes. /vipsport.al/